Befasia e klubit të Glabachut – 50,000 tifozë i japin lamtumirën Granit Xhakës

Befasia e klubit të Glabachut – 50,000 tifozë i japin lamtumirën Granit Xhakës

Në katër vite qëndrim tek Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka arriti të kthehej në yllin absolut të skuadrës gjermane, duke u bërë edhe kapiten i Gladbachut. 50,000 tifozë të skuadrës gjermane do ta përshëndesin Xhakën në stadiumin “Borussia Park”.

Xhaka arriti marrëveshjen me skuadrën angleze, Arsenal, duke u transferuar në Londër për shifrën e 40 milionë stërlinave, raporton Insajderi.

Drejtori sportiv i Gladbachut, Max Eberl ka thënë për “Sport Bild” se skuadra e njohur gjermane do t’i jap atij lamtumirën e merituar.

“Dëshira jonë është që Graniti të përshëndetet nga mbështetësit e Borussias në ndeshjen “Play-off” të Ligës së Kampionëve përballë turmës tonë në shtëpi”, deklaroi Eberl.

Kjo pritet të ndodhë në mes të muajit gusht, atëherë kur 50,000 spektatorë do të jenë të pranishëm në “Borussia Park”. /Insajderi.com