Beckenbauer sërish në telashe për miliona euro

Të tjera detajë janë bërë të ditura orët e fundit lidhur me skandalin që ka përfshirë Franc Bekenbauer mbi organizimin e Botërorit të vitit 2006 nga Gjermani.

Beckenbauer sërish në telashe për miliona euro

Sipas asaj që raporton “Bild”, Beckenabuer nuk ka punuar në mënyrë vullnetare për organizimin e këtij kompeticionit, ndryshe nga cfarë ka deklaruar sistematikisht në cdo konferencë shtypi por është paguar në mënyrë të majme nga ana e DFB.

Beckenbauer ka përfituar 5.5 milion euro si kryetar i komitetit orgazanitor të turneut, madje DFB ka përfunduar dhe në telashe me tatimet prej tij, pasi shuma e Beckenbauerit fillimisht nuk është deklaruar, dhe pas kontrollit të tatimorëve, Kaiseri është detyruar të kthejë mbrapsht 1.16 milion euro, që sipas DFB janë paguar nga ana e tij në vitin 2011.

Pagesa e fshehtë për Beckenabuer pritet të njollosë akoma dhe më shumë figurën e tij pasi ish-kapiteni i Gjermanisë akuzohet gjithashtu dhe për evazion fiskal. /Insajderi.com