Beckenbauer nuk punoi vullnetarisht – u pagua për organizimin e botërorit

14.09.2016 10:38
Beckenbauer nuk punoi vullnetarisht – u pagua për organizimin e botërorit

Të tjera detajë janë bërë të ditura orët e fundit lidhur me skandalin që ka përfshirë Franc Bekenbauer mbi organizimin e Botërorit të vitit 2006 nga Gjermania.

Sipas asaj që raporton “Bild”, Beckenabuer nuk ka punuar në mënyrë vullnetare për organizimin e këtij kompeticionit, ndryshe nga çfarë ka deklaruar sistematikisht në çdo konferencë shtypi, por është paguar në mënyrë të majme nga ana e Federatës Gjermane të Futbollit.

Sipas “Bild”, Beckenbauer ka përfituar 5.5 milion euro si kryetar i komitetit organizator të turneut, madje DFB ka përfunduar dhe në telashe me tatimet prej tij, pasi shuma e Beckenbauerit fillimisht nuk është deklaruar dhe pas kontrollit të tatimorëve, Kaiseri është detyruar të kthejë mbrapsht 1.16 milion euro, që sipas DFB janë paguar nga ana e tij në vitin 2011.

Pagesa e fshehtë për Beckenabuer mund të njollosë figurën e tij, pasi ish-kapiteni i Gjermanisë akuzohet gjithashtu dhe për evazion fiskal.