Bebja e sapoardhur shtyn me një pozicion princin Harry, në listën për pasardhës të fronit

Bebja e sapoardhur shtyn me një pozicion princin Harry, në listën për pasardhës të fronit

Para pak ditësh lindi fëmija i tretë i princit William dhe Kate Middleton-it. Bebja që merr trajtime të një madhërie dhe merr titullin princi i Cambridge peshon 3.8 kg.

Është nipi i tretë i princit Karl, stërnipi i 6-të i Mbretëreshës Isabela dhe i pesti në rradhën për pasardhës në fronin britanik pas motrës së tij, princeshës Charlotte. I sapordhuri në familjen mbretërore shtyn me një shkallë princin Harry që ka lindur i treti në rradhën për pasardhës dhe që tani do të jetë i gjashti.

Princesha Charlotte bën histori duke ruajtur pozicionin e saj pas shfuqizimit në vitin 2011 të ligjit që i jepte prioritet meshkujve mbi femrat për pasardhës, por aplikohet për të lindurit para kësaj date.

I vetmi rast kur ndodhi një ndryshim në këtë linjë ishte në vitin 1936 kur mbreti Eduard VIII që donte të martohej me amerikanen e divorcuar Wallis Simpson, abdikoi për disa muaj në favor të vëllait të tij, Xhorxh VI, baba i Mbretëreshës aktuale. Lista është e gjatë.

Mbreti aktual i Spanjës, Filipi VI zinte për nga gjaku vendin e 567 në listën e vitit 2011 edhe pse s’mund ta marrë kurorën, sepse është katolik ( mbretërit anglezë janë pjesë e kishës anglikane, lindur nga një skizëm ngaVatikani).

Këta janë 10 të parët në linjën për pasardhës të fronit që tani e zotëron Isabela II.

  1. Prínci Karl, prínc i Uellsit (djali i Mbretëreshës, lindur në 1948).
  2. Prínci William, duka i Cambridge (djali i Karlit dhe nipi i Mbretëreshës, 1982).
  3. Prínci George i Cambridge (djali i William, stërnip i Mbretëreshës, 2013).
  4. Princesha Charlotte e Cambridge (vajza e William, 2 maj 2015).
  5. Djali i tretë i William dhe Kate, lindur këtë të hënë.
  6. Prínci Harry i Uellsit (djali i Karlit, nip i Mbretëreshës dhe vëlla i William-it1984).
  7. PrínciAndrés, Duka i Jorkut (djali i dytë i Mbretëreshës, lindur në 1960).
  8. Princesha Beatriz e Jorkut (vajza e Andres, mbesa e Mbretëreshës lindur në 1988)
  9. Princesha Eugenia e Jorkut (vajza e Andres, mbesa e Mbretëreshës, lindur në 1990).
  10. Prínci Eduard, konti i Essex (djali i tretë i Mbretëreshës, lindur në 1964). / bota.al