Bebe Rexha do të performojë bashkë me Beyonce e Nicki Minaj

Bebe Rexha do të performojë bashkë me Beyonce e Nicki Minaj

TIDAL – kompania muzikore streaming me parapagesë në Amerikë ka ftuar disa këngëtarë, për të kënduar në një koncert të veçantë.

Me 15-të tetor, Robin Thicke, Lauryn Hill, Beyonce e bashkë me ta edhe shqiptarja Bebe Rexha do të performojnë në Barclays Center në Brooklyn.

Koncertit do ti bashkëngjiten edhe emrat Beyonce, Alicia Keys, Nicki Minaj, Emeli Sande.

Tidal është një shërbim muzikor i lansuar në vitin 2014-të i cili ka për pronar këngëtarin JAY Z. Koncerti do të transmetohet drejtpërdrejtë (livestream) në Tidal, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha para pak javësh performoi në Tiranë, në një koncert ku thuhet se ishin të pranishëm rreth 20 mijë shikues.

Rexha ende nuk ka ardhur në Prishtinë por pritet ta bëjë një gjë të tillë. Bebe Rexha është nga Dibra ndërsa emri i saj i vërtetë është Bleta.