Bebe Rexha publikon albumin e saj të dytë

Bebe Rexha publikon albumin e saj të dytë

Bebe Rexha me album të ri “All Your Fault: Pt. 1” është pjesa e parë e albumit të radhës së këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar albumin e saj të dytë.

Por ky album, siç ka paralajmëruar edhe më herët Rexha, do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë që tashmë është publikuar, përmban 6 këngë.

Ndërsa pritet që në prill të këtij viti të dalë edhe pjesa e dytë e albumit. Albumi pritet të shënoj suksesin e saj të shumë pritur si emër i skenës ndërkombëtare. /Insajderi.com