Bebe Rexha me vallëzim satirik në rrjetet sociale [VIDEO]

Bebe Rexha me vallëzim satirik në rrjetet sociale [VIDEO]

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha është duke shënuar sukses në tregun ndërkombëtar me albumin e saj të fundit “Expectations”.

Së fundmi, ajo solli edhe klipin e këngës “I’m a mess”, e cila është njëherësh kënga më e pëlqyer nga albumi i saj më i fundit.

Këngëtarja Rexha ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Në postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram, Bebe Rexha i ka bërë të gjithë fansat e saj për të qeshur.

Bëhet fjalë për një video, në të cilën ajo shfaqet e veshur si dinosaur, teksa me atë kostum mundohet të bëj “Twerk”.

Nën ritmet e këngës së famshme të Rihannës, “Work”, Bebe arriti që t’i bëjë të gjithë ndjekësit e saj të qeshin me këtë video.

Përndryshe, ajo është shumë aktive me projekte të reja, teksa këngët e albumit “Expectations”, kanë arritur që të rangohet lartë në top listat ndërkombëtare.

View this post on Instagram

Your new favorite dinosaur B Rex

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on