Bebe Rexha këtë muaj me videoklip të ri

Këngëtarja shqiptare poashtu ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë për publikun me një album të plotë

Bebe Rexha këtë muaj me videoklip të ri

Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji do të lansojë videklipin e saj më të ri.

Rexha ka theksuar se sapo i ka përfunduar xhirimet për këtë videoklip, i cili, sipas saj, do të jetë gati pas dy javësh.

Për fansat e saj, Rexha ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë për publikun me një album të plotë.

“Gjithashtu po punoj për albumin tim, i cili do të ketë të gjitha këngët e mia e do të jetë gati në tetor. Titullin nuk po ua zbuloj, por po ju them se është një album shumë special për mua”, është shprehur Bebe Rexha, në një intervistë për Top Channel.

Të premten Bebe Rexha mbajti një koncert në Tiranë ku morën pjesë rreth 20 mijë pjesëmarrës. Ajo është shprehur e lumtur që është shqiptare përderisa ka theksuar se ndjehet mirë kur fansat në Shqipëri, të cilët i ka të preferuar, e thërrasin emrin e saj në shqip.

Bebe Rexha, ndonëse vetëm 26 vjeç, është e njohur për bashkëpunimet e saj me emra të njohur të muzikës si Nicky Minaj e David Guetta.