Bebe Rexha fton shqiptarët në koncertin e saj

Bebe Rexha fton shqiptarët në koncertin e saj

Këngëtarja shqiptare e cila karrierën e saj në muzikë e nisi në tregun e muzikës botërore, duke shënuar kështu suksese të mëdha me secilën këngë që po e lanson, nuk po mungon edhe në koncerte të shumta.

Koncertin e radhës ajo do ta mbajë sonte në Detroid në Magic Stick.

Por ajo ka një dëshirë të madhe për këtë koncert. Ajo dëshiron që të pranishëm të ketë edhe shqiptarë, andaj përmes një statusi në Facebook ajo ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë atje të marrin biletat dhe të jenë të pranishëm në këtë koncert.

“Nëse jeni shqiptarë dhe jeni në Detroid shpresoj që të ju shoh në koncertin tim të mërkurën në Magic Stick”, ka shkruar Rexha.

Koncerti mbahet sonte duke filluar nga ora 20:00, në Majestic Theatre, Detroit.