Bebe Rexha dhe Dua Lipa në “luftë” për një çmim

30.09.2016 23:33

Shfaqja e “MTV Europe Music Awards” do të zhvillohet me 6 nëntor të këtij viti në Holandë dhe dy yjet shqiptare Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë kokë më kokë për të njëjtin çmim pasi të dyja vajzat janë nominuar në kategorinë “Best Push”.

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në “luftë” për një çmim

Kjo është hera e parë për Duan që merr pjesë në një eveniment kaq madhështor dhe fitimi i këtij çmimi do ta ngrinte karrierën e saj në pjedestal.

Kjo kategori është shumë e rëndësishme për artistet e rinj dhe për sa i përket Bebe Rexhës, edhe pse ajo ka marrë pjesë në konkurse të tilla nëpërmjet performancave “live”, ndjen se akoma nuk ka marrë vlerësimin e duhur.

Ajo gjithashtu është nominuar për “Best New Artist” dhe shpreson që të paktën të rrëmbejë një kupë nga këto dy nominime.

Për herë të parë dy shqiptare me një famë kaq të madhe do të përjetojnë ndjenjën e konkurrencës dhe për sa i përket shfaqjes le të shpresojmë që të dyja vajzat ta suportojnë njëra-tjetrën pasi deri tani asnjëra nuk ka pranuar të japë deklarata mbi këtë çështje.

Të gjithë jemi të lirë të votojmë vajzat tona në faqen zyrtare të “MTV VMA”.