Bebe Rexha i bashkohet fushatës kundër abuzimeve seksuale (FOTO)

Bebe Rexha i bashkohet fushatës kundër abuzimeve seksuale (FOTO)

Një nga debatet më të nxehta këto ditët e fundit në Hollywood është ai që lidhet me abuzimet seksuale.

Shumë artistë të famshëm kanë shprehur mendimin e tyre pro dhe kundër këtij debati, disa prej të cilëve i kanë quajtur “gjueti shtrigash”

Duket se një debat i tillë ka përfshirë edhe këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila i është bashkuar fushatës së femrave.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram Bebe Rexha përcjell një mesazh të qartë: “Nëse do të më thërrisni bushtër, më thërrisni bushtër e keqe”.