BE reagon për zgjedhjet në Turqi

BE reagon për zgjedhjet në Turqi

Në një deklaratë të parë nga Bashkimi Evropian (BE), në lidhje me zgjedhjet në Turqi është vënë theksi “në vazhdimin e bashkëpunimit me Turqinë” transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i BE-së, Margaritis Schinas, në një konferencë të përditshme për shtyp është shprehur se: “Ne shpresojmë se Turqia nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, do të vazhdojë të jetë partneri i BE-së në çështje të rëndësishme si migrimi, siguria, stabilitetit rajonal dhe lufta kundër terrorizmit”.

Ndërkohë pritet që edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, të bëjë një deklaratë më të detajuar mbi çështjen në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg.