BBC raporton për konfiskimin e dy milionë eurove false në Kosovë

BBC raporton për konfiskimin e dy milionë eurove false në Kosovë

Aksioni i Policisë së Kosovës për të konfiskuar rreth dy milionë euro bankënota të falsifikuara është raportuar edhe në mediumin prestigjioz, BBC.

“Policia e Kosovës ka konfiskuar më shumë se 2 milionë euro në bankënota të falsifikuara, për të cilën autoritetet thanë se është konfiskimi më i madh në dekada,” thuhet në artikullin e BBC.

Tutje, artikulli sqaron se si Policia e Kosovës kishte arritur t’i gjente këto bankënota si dhe përmend faktin se edhe në Bullgari gjatët nëntor të vitit të kaluar ishin konfiskuar rreth 13 milionë euro në bankënota false./Insajderi.com