Lajmi për ish-priftin britanik i cili fshihej prej 10 vitesh në Pejë u" />

BBC raporton për priftin e akuzuar për pedofili, citon Insajderin

Mediumi kombëtar britanik, BBC, ka raportuar për ish-priftin katolik që akuzohej për abuzim seksual në Britani të Madhe duke e cituar mediumin e ri kosovar, Insajderi.

BBC raporton për priftin e akuzuar për pedofili, citon Insajderin

Lajmi për ish-priftin britanik i cili fshihej prej 10 vitesh në Pejë u raportua vetëm dy ditë më parë nga Insajderi, e që ka bërë jehonë edhe në Britani të Madhe.

Policia e Kosovës raportoi të ënjtën se kishte arrestuar në Pejë një qytetar britanik në bazë të urdhëresës ndërkombëtare evropiane të lëshuar nga Britania e Madhe, Divizioni Kundër Krimit të Organizuar.

Shtetasi i Anglisë, është arrestuar në Rr. “Ramiz Xhema”, me dyshimet që ka kryer veprën penale të pedofilisë.

bbc

Insajderi kishte biseduar me qytetarë të Pejës të cilin ish-priftin e njohin me emrin Andreë.  Por emri i vërtetë i tij ishte Lawrence Soper dhe ai kishte banuar prej rreth 10 vitesh me një shtëpi në Pejë. Por nuk ka pasur asnjë punë të caktuar.

Pikërisht këtij raportimi të Insajderit, i referohej mediumi i madh britanik.

“Gazeta kosovare Insajderi thotë se Soper ka qenë duke jetuar nën emrin e rremë, Andrew, dhe jetonte prej vitesh në qytetin e Pejës. Ai besohet të jetë në mesin e të 70-ave”, shkruhet në artikullin e BBC-së.

Nuk është vetëm BBC që ka njoftuar për ish-priftin e arrestuar tre ditë më parë në Pejë, duke e cituar Insajderin. Kanë qenë edhe mediet e tjera të famshme britanike si Daily Mail dhe Telegraph që e kanë bërë të njëjtën gjë.

Kjo nuk është hera e parë që mediumi i ri kosovar, Insajderi, citohet nga mediet e mëdha botërore. Rreth një muaj më parë jehonë të madh kishte bërë edhe raportimi për “Vëllanë e kryeministrit Mustafa”. /Insajderi.com