BB: Përkundër krizës politike Kosova shënon rritje ekonomike 4.4 për qind

16.11.2017 11:44

BB: Përkundër krizës politike Kosova shënon rritje ekonomike 4.4 për qind

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka prezantuar Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore, raporton Ekonomia Online.

Agim Demukaj, nga Banka Botërore, tha se rritja ekonomike në Kosovë mund të arrijë në 4.4 për qind pak më e lart se në vitin 2016 që ka qenë 3.4 për qind.

Kurse dy vitet e ardhshme parashihet rritje deri në 4.8 për, por që për shkak të jostabilitetit politik kjo rritje mund të mos ndodh.

“Sa i përket dy viteve të ardhshme rritja parashihet të arrijë 4.8 për qind në vitin 2018 dhe 2019 por ky parashikim varet nga rreziqe që mund ta ulin atë si duke përfshirë jostabilitetin politik. Rritja më e shpejtë në eurozonë ka ndikuar që edhe Kosova të përfitoj nga kjo. Perspektiva është pozitive pra parashikimi i saj varet nga rreziqe që mund ta rrisin ose zvogëlojnë atë”.

“Kosova ka performuar më mirë se vendet e tjera. Nga neto eksportet të cilat krahasuar me vitin e kaluar kanë dalë më pozitive. Në Kosovë kemi pa një rritje të punësimit nga të dhënat e dy tremujorëve të parë të vitit dhe për shkak të saj 43 për qind atëherë edhe papunësia është rritur. Ne e shohim pozitive pasi që e shohim që më shumë njerëz janë më aktiv në tregun e punës”.

Demukaj tha se deficiti fiskal pritet të rritet edhe këtë vit 2 për qind të bruto produktit vendor dhe kontributi vjen nga rritja e shpenzimeve për shkak të transferove kryesisht të veteranët dhe pensionet.

Sipas tij, borxhi publik është i ultë, por po rritet me një ritëm të shpejtë ku deri në fund të vitit pritet të jetë 17.5 për qind.

“Borxhi publik është ende i ulët por rritet me një ritëm të shpejt ku deri në fund të viti pritet të jetë  17.5 për qind të bruto produktit vendor. Shohim se rritja e kreditimit është rritur në BP në Kosovë normat e ulëta të kamatave kanë nxitur kreditimin privat. Ka një rritje solide e cila pitet të mbështes rritjen ekonomike edhe në të ardhmen. Kreditë e këqija janë duke rënë më BP. Në Kosovë sektorin financiar gjithmonë ka përdoruar mirë me kreditë jo-performuese më të ulëta në rajon. Nëse shihet perspektiva ka një perspektivë pozitive gjithmonë me rreziqe 4.8 për qind për dy vitet e ardhshme. Mundësitë që mund ta ndërrojnë atë ekziston një performancë më e mirë e eksporteve pra kjo rritje do të përfitoj nga jo”.

Ai më tej tha se në 2017 buxheti është shkurtuar për shkak të mos-absorbimit të investimeve përmes klauzolës së investimeve dhe nëse kjo vazhdon do të krijoj pengesa në vitet e ardhshme.

Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perendimor, tha se Raporti vlerëson zhvillimet në 6 vendet e Ballkanit perëndimor dhe paraqitë vështrim për tre vitet e ardhshme.

“Të gjashtë vendet përballen me sfida të krijimit të vendeve të punës. Dua të theksoj tre mesazhe kyçe. Ekonomitë e Ballkanit kanë rritje në GDP në rajon që pritet të rritet për 2.6 për qind dhe rritja më e madhe ishte Kosovë Shqipëri Mali i Zi”.

“Në Kosovë rritja ekonomike parashihet të ngitet nga 3.4 për qind në vitin 2016 në 4.4 për qind në vitin 2017, e krijuar kryesisht nga investimet, eksporti dhe konsumi. Është ngadalësuar rritja në Serbi dhe Maqedonia. Pas një dekade punësimi është kthyer në nivelet e vitit 2008 për të gjitha vendet përjashtuar në Bosnje. Parashikimi ekonomik është i cenueshëm ndaj zhvillimeve politike”.

“Krizat politike gjatë këtij viti e ka penguar rritjen në Maqedoni dhe dimri i ftohtë në Serbi. Rritja në të gjitha vendet parashikohet të jetë më e lartë se që është parashikuar. Rreth 2030 vende janë krijuar në rajon që është  3.8 për qind 12 muaj shumica në sektorin privat”.