Bayerni fiton derbin ndaj Leverkusenit

12.01.2018 23:04
Bayerni fiton derbin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka fituar derbin e javës së 18 në Bundesligë kundër Bayer Leverkusenit.

Lideri i Bundesligës arkëtoi pikët e plota duke fituar në udhëtim me rezultat prej 1 me 3, raporton Koha.net.

Ishte Javi Martinez ai që çoi topin në rrjetën e kundërshtarit kur po zhvillohej minuta e 32 për t’i dhënë epërsinë Bayernit.

Në pjesën e dytë mysafirët shënuan edhe njëherë përmes Riberyt, i cili shënoi pas asistimit të Rodriguezit në minutën e 59.

E tëra që arriti të bëjë Leverkuseni ishte ngushtimi i epërsisë. Ishte Volland ai që realizoi në minutën e 70. E golin e fundit të takimit e shënoi Rodriguez në minutën e 90+1.

Bayerni vazhdon të jetë lider, tani me 44 pikë, kurse Leverkuseni në vendin e katërt ka 28 pikë.