Bayern i shënon gjashtë gola Augsburgut [video]

Bayern i shënon gjashtë gola Augsburgut [video]

Bayern Munich ka mposhtur me rezultat 6:0 Augsburgun në derbin lokal të rajonit të Bavarisë.

Skuadra e Carlo Ancelottit nuk ka i la asgjë në duar fatit, derisa bindshëm triumfoi ndaj Augsburgut në ndeshjen e xhiros së 26-të të Bundesligës gjermane.

Me tre gola të Lewandowskit, dy të Thomas Muller dhe një të Thiago Alcantaras, Bayern arriti fitore të bindshme ndaj Augsburgut.

Me këtë fitore Bayern Munich blindon pozitën e parë me 56 pikë, ndërsa Augsburg ndodhet e 16-ta me 26. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x5gypx6_thomas-muller-2nd-goal-hd-bayern-munich-6-0-augsburg-01-04-2017-hd_sport