Bayern Munich fitues i super kupës gjermane

06.08.2017 14:45
Bayern Munich fitues i super kupës gjermane

Bayern Munich bëhet fituesi i super kupës gjermane, ku në ndeshjen kundër Borusia Dortmund koha e rregullt përfundoi me barazim 2-2, ndërsa në penallti 5-4 epërsi për Bayernin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja u zhvillua në Signal Iduna Park, mes kampionit të ligës Bayern Munich dhe fituesit të kupës së Gjermanisë Borussia Dortmund.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat prej 2-2. Për Borussia Dortmund shënuan në minutën e 11, Christian Pulisic dhe 71, Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa për Bayern Munich në minutën e 18, Robert Lewandowski dhe 88 autogol i futbollistit të Dortmund, Lukas Piszczek.

Fituesi i kupës u bë Bayern Munich pasi që fitoi në penallti me një rezultat prej 5-4.