Bayern Munich e ka gjetur zëvendësuesin e Franck Ribery, sipas France Football.
Bayern dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Julian Draxler, në fund të këtij sezoni, transmeton Express.
Ribery do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, ndërsa klubi bavarez ende nuk e ka ndarë mendjen nëse dëshiron t’ia vazhdojë kontratën franczeit.
Nëse Ribery largohet, atëherë Bayern do ta sjellë serish yllin gjerman Draxler në Bundesligë.