Bayern gjen zëvendësuesin e Ancelottit

Një lajm “bombastik” është shkruar sot në “Sunday Express“. Sipas portalit anglez, Bayern po mendon për pasuesin e mundshëm të teknikut Carlo Ancelotti, raporton Telesport.al.

Bayern gjen zëvendësuesin e Ancelottit

Italiani deri tani ia ka dalë shumë mirë në Mynih, duke fituar Superkupën e Gjermanisë, duke triumfuar në ndeshjen e parë në Champions League dhe duke kryesuar me pikët maksimale në Bundesligë.

I përzgjedhuri i hierarkisë bavareze duket se është Jürgen Klopp, ish-trajneri i Dortmund-it, i cili aktualisht punon te Liverpool. Kontrata e Don Carlo-s përfundon në fund të qershorit 2019 dhe me siguri që misioni i tij te Bayern do të mbyllet me kaq.

“Këtu Klopp gëzon një konsideratë të lartë. Ai do të kryesojë listën e kandidatëve për trajnerin e ardhshëm”, ka konfirmuar një burim i brendshëm në skuadrën kampione të Gjermanisë.

Emri i tij nuk lakohet për herë të parë në medie te rekordmenët. Që kur ishte trajner te Mainz, Klopp ka qenë një alternativë për stolin e Bayern-it, por në fund u vendos për legjendën Jürgen Klinsmann.

Më vonë, kur Pep Guardiola spekulohej se do të largohej nga Mynihu, u raportua se Klopp ishte më i mundmi për të pasuar katalanasin.