Baxhaku: Do t’ia kthejmë Prizrenit epitetin e qendrës së vërtetë kulturore në Kosovë

Baxhaku: Do t’ia kthejmë Prizrenit epitetin e qendrës së vërtetë kulturore në Kosovë

SHKA “AGIMI”, me mbi 70 vjet kultivim të trashëgimisë së çmueshme të vlerave të mirëfillta kulturore, meriton gjithë vëmendjen tonë dhe mbështetjen institucionale.

Pushteti në ikje, ka abuzuar edhe me kulturën, duke e lënë në duar të njerëzve jo profesional e jo kompetent të fushës.

Ne, do t’ja kthejmë Prizrenit epitetin e qendrës së vërtetë kulturore në Kosovë, ka thënë kandidati i LDK për të parin e Prizrenit dr. Hatim Baxhaku.

Ai gjate një vizite që i ka bërë SHKA ‘Agimi’ është shprehur se kultura do ta ketë mbështetjen e plotë gjatë mandatit të tij, por edhe do të shikohet mundësia që Prizreni të bëhet me një Televizion publik dhe një gazetë lokale.

(Artikull i sponsorizuar)