Bastisje në Skenderaj, arrestohet personi për armë, drogë dhe para false

Bastisje në Skenderaj, arrestohet personi për armë, drogë dhe para false

Policia e Kosovës sot rreth orës gjashtë të mëngjesit në Skenderaj ka realizuar një urdhër kontroll të një shtëpie, ku ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një pistolete.

Siç njofton policia përmes një komunikate për media, urdhër kontrolli u realizua mbi bazën  dyshimeve të arsyeshme për posedim të armës ku gjatë kontrollit në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator, njëzetë e gjashtë gëzhoja të pistoletës, tri gëzhoja të armës së gjatë, nëntë qese folie marihuanë, dy qese marihuanë dhe kartëmonedha të ndryshme të cilat dyshohen që janë të falsifikuara, me vlere prej 1900 euro.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari Q.G., 24 vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën dhe dëshmitë tjera, ku pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje.