Bastisje në Mitrovicë, policia sekuestron armë dhe municion

Bastisje në Mitrovicë, policia sekuestron armë dhe municion

Një aksion policor nga hetuesit e sektorit të hetimeve, në jug të Mitrovicës, është realizuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ky aksion i mbështetur dhe nga Njësitë e Reagimit të Shpejtë, ku gjatë bastisjes ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e armëve dhe municionit.

Bastisja është realizuar në një shtëpi private me objekte përcjellëse, ku janë gjetur dhe konfiskuar:

një pushkë automatike

një pistoletë

dy karikatorë

80 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni janë konfiskuar si dëshmi materiale, me ç’rast është arrestuar i dyshuari N.S., 66 vjeçar i cili pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ”mbajtje në pronësi, shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në komunikatën e policisë.