Bastian Schweinsteiger drejt Juventusit

Bastian Schweinsteiger drejt Juventusit

Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger mund të jetë goditja e fundit e madhe e Juventusit për këtë merkato. Sipas “Telegraph”, ai brenda pak kohësh mund të bëhet lojtari më i fundit i “Zonjës” që do të kompletonte kështu një fushatë përforcimesh të paprecedentë.

Sipas gazetës britanike, ish-mesfushori i Bajernit të Mynihut ka arritur akordin me klubin piemontez, i cili i ofron kontratë 2-vjeçare me pagë vjetore rreth 4 milionë euro.

Nga ana tjetër, “Telegraph” bëri me dije se akordi me Juventusin nuk do të bëhej publik nga palët deri në momentin që lojtari të jetë “liruar” prej kontratës me “djajtë e kuq”.

Gjithsesi, mendohet se objektivi i parë për mesfushën është Blaz Matuidi. Mesfushori do që të largohet nga Parisi dhe Juventusi do të ishte e lumtur që ta afronte, por në mes është PSG-ja me kërkesën e saj prej 40 milionë eurosh