Basketbollisti i Kosovës bashkohet në një skuadër me serbin Stimaç

Basketbollisti i Kosovës bashkohet në një skuadër me serbin Stimaç

Amerikani me nënshtetësi Kosovare Justin Doellman, është pajtuar që t’i bashkohet skuadrës turke të basketbollit, Anadolu Efes.

Sipas asaj që raporton sportsky.net, Doellman pas tri sezoneve që luajti në Barcelonë ai është pajtuar që t’i bashkohet Anadolu Efes, në skuadrën ku luan edhe basketbollisti serb, Vladimir Stimaç.

Stimaç, me Serbinë arriti në finale të Kampionatit Evropian të Basketbollit këtë vit.

Ndërkaq, Doellman ka nënshtetësi të dyfishtë dhe është basketbollist i rëndësishëm i përfaqësueses së Kosovës në Basketboll./Insajderi.com