Bashkohen djelmoshat e Kosovës për stërvitjen e parë

Bashkohen djelmoshat e Kosovës për stërvitjen e parë

Ekipi i Kombëtares së Kosovës ka filluar stërvitjen e parë për ndeshjen me Islandën. Stërvitja do të mbahet në Drenas.

Mesfushori i ekipit të Kosovës, Milot Rashica ka publikuar një foto në llogarinë e tij e në Facebook, ku shihet me tre lojtarët e tjerë,  sulmuesin Besart Berisha, mesfushorin Valon Berisha dhe sulmuesin Vedat Muriqi.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki në një konferencë për media ka tregoi se gjysma e ekipt të Kombëtaresë së Kosovës kanë mbërritur gjatë ditës së djeshme ndërsa sot në Kosovë ka mbërritur edhe pjesa tjetër e ekipit.

Tri prurjet e reja në ekipin e Kosovës janë Besart Berisha, Atdhe Nuhiu dhe Donis Avdijaj.

Përballja kundër Islandës zhvillohet më 24 mars, e premte në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. /Insajderi.com