Vendet e BE-së pajtohen që të rrisin investimet në ushtri

Vendet e BE-së pajtohen që të rrisin investimet në ushtri

Në një botë më të rrezikshme dhe të paparashikueshme BE dëshiron të përforcojë kapacitetin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Misioni i parë është ti përgjigjet konfliktit të jashtëm dhe krizës në vendet fqinje të Evropës, e kjo të bëhet me: Vendosjen e shpejtë e paqeruajtësve dhe forcave speciale, mbrojtjen e civilëve dhe krijimin e kushteve për paqe të qëndrueshme.

Misioni i dytë është ndihmimi i vendeve në ambiente jostabile me anë të: Trajnimit dhe përmirësimit të ushtrisë, policisë, drejtësisë, ndërtimit të stabilitetit dhe sundim të ligjit, të ndihmohet në luftimin e terrorizmit dhe trafikimit të njerëzve.

Misioni i tretë është mbrojtja e BE-së dhe qytetarëve të saj përmes: Sigurimit të infrastrukturës kritike, mbrojtjes së rrjeteve kibernetike, luftimit të terrorizmit dhe radikalizmit, luftim të kontrabandistëve dhe trafikuesve, luftimit të trafikimit të armëve.

Për arritjen e këtyre misioneve këshilli i sigurimit dhe mbrojtjes së BE-së ka aprovuar disa koncepte në lidhje me implementimin e strategjisë globale të BE-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Një prej këtyre koncepteve të aprovuara është për përmirësimin e kapacitetit të BE-së për të reaguar më shpejt, më efektivisht dhe më lehtësisht, duke ndërtuar mbi strukturat ekzistuese dhe në rritjen e sinegjisë civil-ushtri, si pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të BE-së.

Këto masa do përfshinin formimin e një planifikimi ushtarak dhe udhëheqjen e aftësive (MPCC), e cila do lejojë komandantët e misioneve në terren të koncentrohen në aktivitete specifike në misionet e tyre, me një mbështetje më të mirë nga Brukseli.

Me gjithë konkludimet e arritura, është paraparë që disa anëtare të BE-së do të përmirësojnë bashkëpunimin në çështjet e ushtrisë, do të bëhet një mbikëqyrje më e mirë e problemeve të mbrojtjes dhe investimeve kombëtare duke sjellë transparencë më të lartë dhe ndërtimin e kapaciteteve në mbështetje të sigurisë dhe zhvillimit.