Bashkimi Evropian ndodhet në një krizë ekzistenciale

Bashkimi Evropian ndodhet në një krizë ekzistenciale

Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker e sheh BE në një krizë ekzistenciale. Shtetet anëtare flasin tepër shpesh vetëm për interesat e tyre nacionale, tha ai në një fjalim për gjendjen e BE.

Dalja nga BE e Britanisë së Madhe nuk është për Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker fillimi i një procesi shpërbërjeje të Evropës. Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e britanikëve, “por Bashkimi Evropian nuk ndodhet i kërcënuar në stabilitetin e tij”, tha Juncker në fjalimin e tij për gjendjen e BE para Parlamentit Evropian në Strasburg. Disa zhvillime megjithatë të lënë të kuptosh se “pjesërisht ne kemi të bëjmë me një krizë ekzistenciale të BE”.

Junckeri i kritikoi qeveritë e BE se u japin shumë shpesh interesave nacionale përparësi: “Numri i sektorëve në të cilët ne punojmë me solidaritet është tepër i vogël.” Ai paralajmëroi që kjo çon ujë në ullirin e populistëve. “Populizmi nuk zgjidh probleme – përkundrazi: populizmi krijon probleme.” Dy ditë para takimit të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive për të ardhmen e Bashkimit Evropian Junckeri kërkoi “një pasqyrë të ndershme të gjendjes” dhe më tepër përpjekje kundër papunësisë dhe për një Evropë më sociale.