Bashkiaku gjerman theret me thikë në qafë, vetëm pse lejoi emigrantët në qytetin e tij

Bashkiaku gjerman theret me thikë në qafë, vetëm pse lejoi emigrantët në qytetin e tij

Një kryebashkiak në Gjermaninë Perëndimore i ka mbijetuar një sulmi me thikë që dyshohet se ka lidhje me politikën e tij liberale të emigracionit.

Andreas Hollstein, kryebashkiaku konservator i Altenas, u ther në qafë në një dyqan qebapësh dhe pastaj mori trajtim mjekësor.

Qyteti I rajonit Nordrhein-Westfalen (NRW) është i njohur për pranimin e më shumë emigrantëve sesa kuota e paraparë.

“Autoritetet e sigurisë besojnë se sulmi ka pasur një motiv politik“, tha kryeministri i landit, Armin Laschet. Kryetari i bashkisë është anëtar i partisë CDU të kancelares Angela Merkel.

Dëshmitarët e cituar nga mediat gjermane thanë se sulmuesi, tani në paraburgim, ka kritikuar politikën e azilit të kryebashkiakut.

Në një cicërimë në Twiter, zonja Merkel e dënoi sulmin. “Unë jam e zemëruar nga sulmi me thikë ndaj kryetarit Andreas Hollstein, dhe jam shumë e lehtësuar që ai është në gjendje të kthehet me familjen e tij, falë edhe atyre që e ndihmuan”, tha ajo.

Performanca e dobët e kristiandemokratëve në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit i është atribuuar kryesisht kritikave të politikës së saj liberale të emigracionit, të përmbledhur me moton e saj “ne mund t‘ia dlim”.

Gjermania pranoi më shumë se një milion azilkërkues – shumë prej të cilëve myslimanë – gjatë krizës së migrantëve të Evropës në vitet 2015-2016.

Qyteti Altena me rreth 17,000 banorë, fitoi një çmim kombëtar në muajin maj për integrimin e emigrantëve. Komuna përpiqet të strehojë emigrantë në blloqe normale apartamentesh, në vend se në hostele për migrantë, raporton televizion gjerman ARD.

Hollstein, 57 vjeçar, tha në një konference shtypi të martën se pronari i dyqanit Demir Abdullah dhe djali i tij e kishin mposhtur sulmuesin me thikë.

Ai i falënderoi ata dhe gruan e z. Abdullah, e cili i kishte thirrur policinë.

“Unë jam i sigurt se po të mos kishin reaguar kështu, nuk do të isha gjallë tani”, tha ai, duke veshur një leukoplast të madh në qafë.

Sulmuesi 56-vjeçar thuhet se ishte i dehur dhe përdori një thikë prej 30 cm.

Ministri gjerman i drejtësisë, Heiko Maas, shkroi në Facebook: “Ne nuk duhet të pranojmë sulme ndaj njerëzve që vetëm ndihmojnë të tjerët. Vendi ynë nuk duhet të tolerojë urrejtje dhe dhunë”.

Një sulm i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2015 ndaj një politikaneje tjetër të CDU-së, Henriette Reker.

Reker u zgjodh kryebashkiak i Këlnit në tetor 2015, ndërsa gjatë fushatës ajo ishte therur nga një njeri duke pretenduar të jetë i zemëruar me politikën e refugjatëve të CDU-së.

Për herë të parë në një zgjedhje federale, Alternativa e Largët e Djathtë për Gjermaninë (AfD) u anketua mjaftueshëm në shtator për të hyrë në parlamentin gjerman, duke fituar 94 vende. Ajo bën fushatë kundër asaj që e quan “islamizimin” e Gjermanisë, duke denoncuar politikën e azilit të CDU-së.