Basha fton shqiptarët të mos paguajnë taksa

Basha fton shqiptarët të mos paguajnë taksa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ashpërsoi tonet gjatë deklaratës së tij para protestueseve demokratë në çadër, teksa u bëri thirrje që më 19 qershor, nëse një ditë më parë mbahen zgjedhje, të mos i binden asnjë ligji të republikës së vjetër e të mos paguajnë asnjë taksë.

“Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjësuar pluralizimin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, nuk ndodh në 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër, për republikën e re do të jenë të pavlefshme, nul. Më 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen veten pjesë të republikës së re nuk duhet të paguajë asnjë taksë të republikës së vjetër dhe nuk do t’i bindit asnjë ligji të republikës së vjetër”, tha Basha.(Gazeta Shqip)