Bartja e birrave nga nxënësit nxit reagime

Bartja e birrave nga nxënësit nxit reagime

Një foto që është duke qarkulluar në rrjetin social Facebook ku shihen fëmijë duke bartur birra është duke nxitur reagime në Malishevë.

Ka reaguar edhe Rinia Demokratike e PDK-së në Malishevë.

“Menaxhmenti i shkollës në vend se t’u japin dije nxënësve, ata i kanë detyruar nxënësit që të bartin edhe birra”, thuhet në reagim duke i’u referuar menaxhmentit të shkollës fillore në Drenovc të Malishevës.