Barcelonës i dështon një transferim

Barcelonës i dështon një transferim

Barcelona nuk do të mund që ta transferojë mesfushorin brazilian, Paulinho gjatë kësaj vere.

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se Barcelona nuk do ta transferojë Paulinhon nga Guangzhou Evergrande gjatë kësaj vere.

Thuhet se gjiganti nga La Liga do të tentojë që ta transferojë ish-anëtarin e Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2018, përcjell Express.

Barcelona ka bërë dy oferta për mesfushorin brazilian por janë refuzuar nga klubi kinez, Guangzhou Evergrande.

Klubit kinez i duhet Paulinho që të luftojnë për titull në Kinë, dhe kjo ka bërë që Barcelona ta shtyjë blerjen për në janar të vitit 2018.