Barcelona transferon Jose Arnaiz

29.08.2017 11:02
Barcelona transferon Jose Arnaiz

Barcelona ka kompletuar transferimin e sulmuesit të ri, Jose Arnaiz.

Lojtari vjen nga Real Valladolidi te Barcelona për një shumë prej 3.4 milionë eurosh.

22 vjeçari do të shkojë direkt në ekipin e Barcelona B, i cili ishte promovuar në La Liga 2 vitin e kaluar.

Arnaiz ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin katalanas me opsion për të shtuar edhe dy vjet të tjera në kontratë, që e bën komplet transferimin me vlerë prej 4 milionë eurosh.