Barcelona tashmë e di çmimin e Mesut Ozil

21.11.2017 12:59
Barcelona tashmë e di çmimin e Mesut Ozil

Barcelona po vazhdon të punojë për t’u përforcuar në afatin kalimtar të janarit.

Philippe Coutinho është prioritet për shkak të moshës (25-vjeçar), cilësive dhe shkathtësisë së mendjes, por rasti i tij është i koklavitur.

Nëse Coutinho dështon, atëherë një lojtar tjetër do të shkojë në Barça. Ekziston një më çmim të lirë. Alternativa më e mirë është Mesut Ozil, 29-vjeçar, që momentalisht luan për Arsenal.

Klubi katalan tashmë e di se sa duhet të paguajë për shërbimet e gjermanit.

Ozil i plotëson kushtet për të luajtur për Barçen, sepse ai ka klasë, mund të luajë në Ligë të Kampionëve dhe mund të shitet në janar.

Megjithatë, ekziston një debat në Barcelonë: nuk ka dyshim rreth klasës së tij, por për aftësitë për t’u flijuar.

Mundo Deportivo ka mësuar se klubi katalan tashmë ka bërë lëvizjet për të kuptuar se cili do të ishte çmimi i gjermanit, të cilin shumë media angleze e vlerësojnë të jetë 10 deri në 15 milionë euro.

Sipas informatave që ka klubi i Barcelonës, Ozil mund të kushtojë rreth 20 milionë euro./Express/