Barcelona synon përmbysjen, Enrique: Mund t’ia shënojmë 6 gola PSG-së

Barcelona synon përmbysjen, Enrique: Mund t’ia shënojmë 6 gola PSG-së

Trajneri i Barcelonës beson tek përmbysje e rezultatit 4-0 ndaj Paris Saint Germain. Luis Enrique ka thënë se Barcelona mund t’ia shënojë 6 gola skuadrës franceze të mërkurën në ‘Camp Nou’.

Në konferencën para shtyp para ndeshjes me PSG-në në kuadër të 1/16-ave të Ligës së Kampionëve, Enrique u shfaq optimist, derisa pyetjet e gazetarëve që pyesnin rreth eleminimit të mundshëm të Barcelonës.

“Më pyesni nesër pas ndeshjes për eleminiminin”, deklaroi trajneri katalan kur u pyet se “a do të konsiderohej dështim eleminimi i Barcelonës në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.

Këtë përgjgije Enrique e dha, sepse ai deklaroi se beson te kualifikimi në çerekfinale.

“Përse unë besoj? Nëse PSG mundi të shënonte katër gola për një ndeshje, edhe ne mund t’i shënojmë 6 gola në një ndeshje tjetër”, deklaroi Enrique, derisa tha se skuadra e tij do të bëjë maksimumin në ndeshjen e së mërkurës.

Enrique ftojë edhe tifozët e Barcelonës që do të jenë në stadium për ndeshjen ndaj PSG-së, që të mos rrinë të qetë por të brohorasin në mbështetje të 11-futbollistëve të Barcelonës që do të zbresin në ‘Camp Nou’.

“Nuk do t’i lusja tifozët që të jenë të qetë kësaj radhe. Mos rrini të qetë. Neve na duhet Camp Nou të jetë shpërthyes. Të jetë frymëzues”, deklaroi Enrique.

Edhe futbollisti uruguajan i Barcelonës, Luis Suarez, i cili ishte i pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Enrique, ka deklaruar se Barcelona mund ta rikthejë rezultatin e ndeshjes, ndaj PSG-së.

“Nëse ekziston një skuadër që mund të shënojë 4 apo 5 gola, atëherë ajo është Barcelona”, ka deklaruar Suarez.

Barcelona e humbi ndeshjen e parë ndaj PSG-së me rezulat 4-0 në Paris. /Insajderi.com