Barcelona synon edhe një yll të Bundesligës

Barcelona synon edhe një yll të Bundesligës

Përveç Thiago Alcantaras, Barcelona po synon që nga Bundesliga ta transferoj edhe një yll tjetër.

Sipas të përditshme sportive katallane, Mundo Deportivo, Barcelona po mendon që ta transferoj yllin e ri të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele.

Barcelona e ka vëzhguar Dembelen edhe sa ishte pjesë e Rennesit. Por, ekipi gjerman ishte treguar më i shkathët duke e transferuar verën e kaluar.

Ai ka kontratë me Borussia Dortmund deri në verën e vitit 2021, derisa katroni i francezit llogaritet rreth 30 milionë euro.