Barcelona sonte shkon në “El Clasico” pa lojtarin veteran

Barcelona sonte shkon në “El Clasico” pa lojtarin veteran

Si të mos mjaftonte deficiti prej dy golash, që duhet të rikuperojë në transferin më të vështirë dhe të sikletshme, Barcelona duhet të bëjë llogaritë në “El Clasico”-n e sotëm pa një lojtar veteran.

Mesfushori Andres Iniesta nuk do të jetë në dispozicion të katalanasve për ndeshjen e kësaj të mërkure, që fillon në orën 23:00, për shkak të një dëmtimi në muskuj.

Futbollisti i kombëtares spanjolle vuajti problemet me dëmtimet sezonin e kaluar dhe në shumë pak ndeshje ishte në formën optimale. Por, mungesa e tij sonte në mbrëmje, në një ndeshje që vendos Superkupën e Spanjës, është një tjetër problem që shtohet, raporton “TCH”.

Andres Iniesta u bashkohet Rafinhës dhe Thomas Vermaelenit në listën e të dëmtuarve për 90-minutëshin e sotëm në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori mund të mungojë gjithashtu edhe në nisjen e La Ligës, të dielën, kur Barcelona të presë Betisin në stadiumin “Camp Nou”.