Barcelona shkarkon drejtorin e klubit pas komenteve ndaj Messit

Pere Gratacos, i cili tha se Lionel Messi nuk do të ishte kaq i mirë pa ndihmën e bashkëlojtarëve, është shkarkuar nga Barcelona

Barcelona shkarkon drejtorin e klubit pas komenteve ndaj Messit

Barcelona ka shkarkuar drejtorin, Pere Gratacos, i cili gjatë ditës tha se Leo Messi nuk do të ishte kaq i mirë pa ndihmën e bashkëlojtarëve të tij, shkruan Goal.com.

“Messi nuk do të ishte kaq i mirë pa Piquen, Iniestan, Neymarin e lojtarët tjerë, por ai është më i miri”, ky ishte komenti i Gratacos, që edhe zyrtarisht është shkarkuar nga posti i drejtorit të Barcelonës.

Lionel Messi është pesë herë fitues i Topit të Artë dhe ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm për klube me skuadrën e Barcelonës. /Insajderi.com