Barcelona shënjestron mesfushorin e PSG-së

Barcelona shënjestron mesfushorin e PSG-së

Barcelona ka shënjestruar mesfushorin e Paris Saint-Germain Marco Verratti dhe pritet të dërgojë ofertë zyrtare për të gjatë afatit kalimtar të verës.

Siç shkruan sot gazeta katalanase El Mundo Deportivo, zyrtarët e klubit të Barcelonës kërkojnë të sigurojnë një mesfushor për stinorin e ardhshëm.

Verratti ka ngelur i dëshpëruar pas eliminimit të PSG-së ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, shkruan Insajderi.

Mesfushori italian ka pranuar kritika të ashpra pas humbjes 6-1 të skuadrës franceze ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Vlera e Verrattit në treg shkon rreth 60 milionë euro. /Insajderi.com