Luis Suarezit i është mohuar goli në takimin ndaj Deportivo La Corunas.
Barcelona e mposhti Deportivon me rezultatin e thellë 4:0 në “Camp Nou”, në xhiron e 16-të të kampionatit spanjoll.
Por, blaugranëve iu anulua një gol, të cilin Luis Suarez e realizoi në stilin “rabona” në fundin e pjesës së parë.
Topi kishte kaluar vijën e portës, por që nuk u vërejt nga gjyqtarët e ndeshjes. /Insajderi
https://www.youtube.com/watch?v=sx5PwLWkkic