Barcelona planifikon t’i ofrojë Messit kontratë të përjetshme

Barcelona planifikon t’i ofrojë Messit kontratë të përjetshme

Nëse je lojtar i përjetshëm, meriton një kontratë të përjetshme. Siç ka bërë me kapitenin Andres Iniesta, Barcelona ka në plan t’i ofrojë një kontratë pa afat edhe yllit të skuadrës, Lionel Messi.

Lajmin e ka dhënë drejtori i përgjithshëm i klubit katalanas, Oscar Grau, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e nënkampionëve të Spanjës (këtë të shtunë).

Edhe pse Messi sapo ka rënë dakord për të rinovuar deri në vitin 2021, por pa hedhur ende firmën, katalanasit duan ta forcojnë rolin e tij në skuadër dhe t’i japin besim absolut. “Pleshti” vërtet është në fundin e karrierës, por ai do të mund ta vendosë vetë ditën e largimit nga Barcelona.

Një privilegj i tillë pritet të ndikojë te 30-vjeçari, i cili jo gjithnjë i ka pasur marrëdhëniet e mira me drejtuesit. Merkatoja e verës që lamë pas nuk ka qenë idealja dhe kërkesat e tij janë të larta, por fundi pritet të jetë pozitiv.