Barcelona nuk gabon as ndaj Sevilës

04.11.2017 22:43
Barcelona nuk gabon as ndaj Sevilës

Derbi i javës së 11 në La Liga ndërmjet Barcelonës dhe Sevillës i ka takuar ekipit katalunas.

Vendasit shënuan fitore prej 2 me 1, në një ndeshje që shkëlqeu Paco Alcacer. E para në epërsi kaloi Barcelona përmes Pacos që shënoi në minutën e 23.

Sevilla barazoi shifrat në minutën e 59, që shënoi pas asistimit nga Banega.

Megjithatë, Barcelona shënoi edhe njëherë përmes Pacos, i cili çoi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65 pas asistimit nga Rakitiq.