Barcelona nis spastrimin te klubi, largon tre lojtarë në janar

Barcelona nis spastrimin te klubi, largon tre lojtarë në janar

Klubi katalanas do të nisë spastrimin e futbollistëve që nuk kanë vend në ekip.

Viti i ri pritet të sjellë risi në Barcelonë. Nga skuadra ‘Blaugrana’ do të largohen fillimisht lojtarët e padëshiruar nga trajneri Ernesto Valverde, para se të niset të investohet në përforcime të reja.

Siç shkruan gazeta Sport, trajneri Valverde tanimë ka vënë në listën e shitjeve tre futbollistët e parë.

Bëhet fjalë për Arda Turan, Thomas Vermaelen dhe Aleix Vidal, që pritet t’i japin lamtumirën Barçës.

Arda ka qenë në shitje edhe gjatë verës, por dëshira e tij ka qenë që të qëndronte edhe më tutje në Camp Nou.

Për Vermaelen është situata ndryshe, pasi ai pëlqehet nga trajneri, por lëndimet e shpeshta nuk e kanë lejuar që asnjëherë të jap kontributin e duhur për ekip.

Ndërsa Vidal, kishte startuar mirë me Valverden në fillim të sezonit, por tani ai shihet vetëm si një zëvendësues në ekip dhe Barça preferon ta shesë, duke i vënë çmimin prej 18 milionë eurosh.

Pas largimit të këtyre lojtarëve, drejtuesit e klubit duan që të investojnë në blerjen e një qendërmbrojtësi.