Barcelona ndjek nga afër yllin e Arsenalit

Barcelona ndjek nga afër yllin e Arsenalit

Hector Bellerin, mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës është mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Hector Bellerin.

Robert Fernandez, drejtori sportiv i Barcelonës, do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Arsenalit dhe Bayern Munichut, e cila luhet nesër në Ligën e Kampionëve, për ta parë nga afër Bellerin.

Ky i fundit ishte kërkuar nga Barcelona edhe gjatë verës së shkuar, por vendosi të mbetet në Emirates.

Por, gjatë kësaj bere Barca do të tentoj sërish ta transferoj Bellerínin, i cili kishte luajtur për klubin nga Camp Nou gjatë viteve 2003-2011.