Barcelona motivohet me një video për ndeshjen e sotme

16.08.2017 12:51
Barcelona motivohet me një video për ndeshjen e sotme

Barcelona ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon momente nga fitoret e saj më të mëdha në stadiumin “Santiago Bernabeu”, aty ku sot do të përpiqet të përmbysë humbjen 1-3 ndaj Realit në “Camp Nou”.

Në prag të ndeshjes së kthimit të vlefshme për Superkupën e Spanjës, klubi katalanas u ka treguar me një video tifozëve se gjithçka është e mundur.

Secila nga skuadrat do të ketë dy mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje: për Realin do të mungojë Cristiano Ronaldo për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë, ndërsa për Barcelonën do të mungojë kapiteni Andres Iniesta për shkak të një dëmtimi.