Barcelona me mision për Bacca-Gomez

Barcelona me mision për Bacca-Gomez

Barcelona është vënë në lëvizje për të kompletuar organikën që ka në dispozicion Luis Enrique në pritje të fillimit të sezonit të ri.

Klubi “blaugrana” është në kërkim të një sulmuesi të parë që mund të pasurojë repartin ofensiv dhe që mund të jetë një alternativë e denjë për njërin nga Messi-Suarez-Neymar.
Për këtë arsye, drejtori teknik i Barçës, Raul Sanllhei, do të zbarkojë në Itali në ditët në vazhdim për të bërë një sondazh në lidhje me sulmuesin e Milan, Carlos Bacca, i cili është drejt largimit nga kuqezinjtë, dhe atë të Fiorentina-s, Mario Gomez.

Të dy lojtarët pritet të ndërrojnë ekip para mbylljes së merkatos së verës dhe katalanasit janë gati të hidhen në sulm. Prania e Sanllhei-t është shumë domethënëse, duke parë se ai lëviz vetëm kur duhen mbyllur operacione të caktuara. Në fakt, ka qenë ai që ka mbyllur, në të kaluarën, edhe transferimin e Luis Suarez nga Liverpool te Barcelona. /Telesport.al