Barcelona i hakmerret PSG-së, ia merr yllin e skuadrës

Barcelona i hakmerret PSG-së, ia merr yllin e skuadrës

Barcelona nuk do të qëndrojë duarkryq pas largimit të Neymar në PSG

Skuadra katalunase, Barcelona është në kërkim të një lojtari, për të mbuluar pozitën që ka lënë bosh sulmuesi brazilian, Neymar.

Sipas Bild, tashmë objektivi kryesor i Barcelonës është anësori gjerman i PSG-së, Julian Draxler.

Agjenti i lojtarit, Roger Wittmann tashmë gjendet në Barcelonë, ku po negocion për kushtet e lojtarit, i cili është i bindur se ka humbur vendin e tij në formacionin e parë.

Në listën e Barcelonës janë po ashtu edhe Kylian Mbappe, Paulo Dybala, Eden Hazard, Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho.