Barcelona e transferon yllin tjetër të Premierligës, në rast se dështon Coutinho

Barcelona e transferon yllin tjetër të Premierligës, në rast se dështon Coutinho

Barcelona ka gjetur një tjetër përforcim të mundshëm në Premierligë.

Në rast se dështon Philippe Coutinho, Barcelona ka për synim transferimin e yllit të Chelseat, Willian, raporton Goal.

Willian shihet si transferimi ideal, nëse nuk arrihet transferimi i shumëkërkuar i Coutinhos në afatin kalimtar.

Gjiganti katalan e kërkoi me ngulm brazilianin gjatë verës, derisa klubi nga ‘Anfield’ kërkoi 200 milionë euro për shërbimet e tij.

Për Coutinhon, Barcelona është e gatshme të bëjë lëvizje në afatin kalimtar të dimrit.

Kurse, Willian ka kontratë deri në vitin 2020 me Chelsean, derisa nuk po arrin të sigurojë vend titullar në formacionin e Antonio Contes. /Insajderi