Barcelona e gatshme të paguajë çmimin e Verratit

Barcelona e gatshme të paguajë çmimin e Verratit

Gazeta katalanase ‘Sport’ shkruan se Barcelona është gjithmonë e më shumë e interesuar të transferojë mesfushorin e Italisë, Marco Verrattin.

Mesfushori i Paris Saint-Germain, konsiderohet si Andres Iniesta i ri në kampin blaugrana.

Për këtë katalanasit janë të gatshëm t’i ofrojnë rreth 80 milionë euro klubit parisien, shumë që kërkohet edhe nga ta.

Barcelona dëshiron të kryej punë para se Juventusi dhe Real Madridi do të futeshin fuqishëm në garë.

Verratti kishte ardhur nga Pescara te PSG dhe është kthyer në njërin prej lojtareve kyç të skuadrës./Insajderi.com