Barcelona bën përmbysjen më të madhe në historinë e futbollit

08.03.2017 23:02
Barcelona bën përmbysjen më të madhe në historinë e futbollit

Një mbrëmje historike në “Camp Nou” teksa Barça e filloi ndeshjen me gol, dyfishoi në fund të pjesës së parë dhe shënoi të tretin pak minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë. Goli i Cavani-t pak minuta më pas u duk shoi shpresat e katalanasve por djemtë e Luis Enrique nuk u dorëzuan duke shënuar tre gola brenda tetë minutave dhe duke përmbysur gjithçka.

Ndeshja filloi menjëherë me golin e Barcelona-s. Pas një rrëmuje në zonë Luis Suarez përfiton dhe me dinakëri kërcen duke shtyrë topin në rrjetë. Vendasve i rritet vetëbesimi dhe kontrollojnë ndeshjen me PSG që është rreshtuar në prapavijë në kërkim të kundërsulmin që nuk vjen. Miqtë luajnë të frikësuar dhe kjo i jep mundësi Barcelona-s të dominojë ndeshjen dhe të krijojë aksion pas aksioni.

Në minutën e 40-të djemtë e Luis Enrique dyfishojnë rezultatin me një autogol të Kurzawa i cili pas insistimit të Iniesta brenda zonës dërgon topin në rrjetën e tij. Me siguri që pas pushimit lufta është e garantuar, dhe vetëm pas minuta më pas arbitri akordon një penallti me të drejtë për vendasit.

Është Lionel Messi ai që e merr përsipër dhe mund portierin Trapp duke goditur në të majtën e tij një top të pakapshëm. Barcelona shpreson, PSG mundohet të reagojë dhe pak minuta më pas vjen edhe goditja e parë drejt portës kur Cavani pason për Meunier i cili godet shtyllën në mënyrë të pabesueshme.
Nuk duhet shumë përpara se të shënojnë golin e parë. Kurzawa gjendet brenda në zonë dhe jep një pasim të bukur për Cavani i cili shënon me një super goditje. PSG qetësohet ndërsa Barcelona-s i prehen krahët. Cavani pa disa minutave ka një tjetër mundësi të artë për të ngushtuar diferencën por goditja e tij këtë herë pritet nga ter Stegen.

Neymar gjen golin në minutën e 87-të me një super gjuajtje nga goditja standarde dhe vetëm një minutë më pas Suarez simulon brenda zonës duke detyruar arbitrin të akordojë një penallti për vendasit e cila shndërrohet në gol nga Neymar. Barcelona ka minutat shtesë për të shënuar golin e fitores. Dhe ia arrijnë në sekondat e fundit duke bërë të paimagjinueshmen./Telesport.al